Chelsea e ka gati ofertën për Donnarumman

  • 05 March 2021 - 15:46
Chelsea e ka gati ofertën për Donnarumman

“Blues” nuk po bëhen rehat me portierë dhe janë gati t’ia ofrojnë atij një rrogë të majme. Donnarumma mund ta zëvendësojë Kepa Arrizabalagan në “Stamford Bridge”

Chelsea është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm.

“Blues” nuk e kanë ndërmend ta vazhdojnë më bashkëpunimin me portierin aktual, Kepa Arrizabalaga.

Dhe, londinezët duket se ia kanë vënë syrin portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Libero Quotidiano”.

Përfaqësuesit italian do t’i skadojë kontrata me “Rossoneri” dhe ky fakt mund t’ia lehtësojë punën klubit nga “Stamford Bridge”.

Donnarumma ka qenë njëri prej portierëve më të mirë në Itali viteve të fundit.

(Kosova Sot Online )