Vështirë për Liverpoolin

  • S.A /
  • 15 March 2021 - 16:35
Vështirë për Liverpoolin

“Reds” do ta vizitojnë sonte Wolverhamptonin, i cili është mjaft i papërshtatshëm

Liverpoolin e pret një punë e vështirë sonte. 
“Reds” do ta vizitojnë Wolverhamptonin, në kuadër të xhiros së 30-të të Premierligës.

Kampioni aktual nuk po kalon nëpër një sezon pozitiv, prandaj i duhet gjithsesi fitorja për t’u ngritur në tabelë, 


Të Kuqtë synojnë të futen në Top 4 për të luajtur në Champions sezonin tjetër.

Kjo pasi ata i kanë humbur gjasat për titull të kampionit.

Aktualisht, Liverpooli i ka 43 pikë, 8 më pak se Chelsea, që është i katërti dhe me një lojë më pak.

Nga ana tjetër, Wolverhamptoni është i 13-ti në tabelë me 8 pikë më pak se skuadra e Xherdan Shaqirit.

Ndeshja ndërmjet Wolverhamptonit dhe Liverpoolit do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00. 
(Kosova Sot Online )