Capello: Interi e ka fituar titullin në Itali, ju kam thënë tashmë

  • S.A /
  • 15 March 2021 - 15:36
Capello: Interi e ka fituar titullin në Itali, ju kam thënë tashmë

Fabio Capello vazhdon të këmbëngul se Interi e ka fituar tashmë titullin në Serie A, pavarësisht se kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Duke folur pas fitores së Interit 2:1 kundër Torinos të dielën, trajneri italian tha se titulli është tashmë i Interit dhe se dëshiron ta urojë trajnerin e zikaltërve, Antonio Conte, për këtë.

Interi është lider me nëntë pikë më shumë se Milani, i cili u mposht 1:0 nga Napoli në të njëjtën ditë dhe 10 më shumë se Juventusi, i cili e ka zhvilluar një ndeshje më pak.

Por Conte beson se ky dallim i pikëve është i mjaftueshëm për Interin për ta fituar titullin këtë vit.

“Ka disa javë që e them se Interi e ka fituar kampionatin. Jam duke e thënë këtë që prej se Milani u mposht nga Spezia dhe sot e rikonfirmoj”, tha Capello.

Për këtë ai e ka lartësuar trajnerin Antonico Conte.

“Duhet ta urojmë atë. Ai e kuptoj se të luash i ekspozuar, vështirësohet puna. Ai u tregua i mençur. Sipas mendimit tim, Juventusi ka ekip më të kompletuar se Interi. Por një vit më shumë punë me ekipin e njëjtë i kreu shumë punë Contes, i cili tani e kupton më mirë skuadrën”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )