Khabib po rikthehet në kafaz

  • S.A /
  • 17 March 2021 - 14:59
Khabib po rikthehet në kafaz

Khabib Nurmagomedov ka lënë të kuptohet se do të rikthehet në UFC, pasi e postoi një fotografi me ish-shefin e kësaj kompanie dhe i dërgoi mesazh presidentit aktual, Dana White.

Megjithëse e njoftoi pensionimin pasi e mundi Justin Gaethje në tetor, Khabib mbetet kampion i UFC-së në peshat e lehta, me 29 fitore dhe asnjë humbje në karrierë.

White ka kohë që punon zellshëm për ta bindur luftëtarin nga Dagestani të kthehet në kafaz, por deri tani ka qenë i pasuksesshëm.

Megjithatë, presidenti i UFC-së ka refuzuar të heqë dorë nga përpjekjet e tij për ta bindur atë dhe mesazhi i fundit i Khabib do ta nxisë atë edhe më shumë.

32-vjeçari e postoi një fotografi me ish-shefin e UFC-së Lorenzo Fertitta dhe shkroi: “Sa mirë që të pashë Lorenzo. Dana White ma dërgo lokacionin”.

Mesazhi i Khabib është kuptuar si gatishmëri e tij për t’u kthyer në kafaz, vetëm disa muaj pasi u pensionua.

(Kosova Sot Online )