Sonte kompletohet çerekfinalja e Championsit

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 14:48
 Sonte kompletohet çerekfinalja e Championsit

Chelsea dhe Atletico Madridi përballen sonte në kërkim të një vendi në çerekfinale të Championsit

Sonte do të kompletohet çerekfinalja e Ligës së Kampionëve.

Pa dyshim, loja kryesore e natës do të jetë ajo në mes të Chelseat me Atletico Madridin.

Londinezët e fituan lojën e parë të së tetës së finales në Madrid dhe tash do ta kërkojnë konfirmimin në “Stamford Bridge”.

Ishte goli i sulmuesit Olivier Giroud ai që ua solli kapitalin të Kaltërve në ndeshjen e parë.

Mirëpo, skuadrës së Diego Simeones nuk i dihet kurrë.

Për këtë arsye, Luis Suarez me shokë do ta kërkojnë përmbysjen në kryeqytetin anglez dhe kalimin në fazën tjetër.

Në duelin tjetër, Bayern Munichu e sheh veten me një këmbë në çerekfinale.

Kjo pasi gjiganti bavarez e kishte fituar lojën e parë me Lazion në Itali me rezultat 4:1.

Kampioni gjerman do të mundohet ta menaxhojë luksin që e ka nga ndeshja e parë në mënyrë që ta presë një biletë për të shkuar tutje.

Të dyja ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00.

(Kosova Sot Online)