Dana White shuan shpresat e tifozëve, konfirmon pensionimin e përhershëm të Khabib Nurmagomedov nga UFC

  • S.A /
  • 19 March 2021 - 16:10
Dana White shuan shpresat e tifozëve, konfirmon pensionimin e përhershëm të Khabib Nurmagomedov nga UFC

Dana White më në fund ka konfirmuar pensionimin e pa-kthim të Khabib Nurmagomedov, duke thënë se kampioni i pamposhtur i peshave të lehta nuk do të luftojë përsëri.

Menjëherë pas fitores së tij të 29-të në MMA, ndaj Justin Gaethje, në muajin tetor, Khabib njoftoi se do të tërhiqej nga UFC, duke hequr dorezat në mes të ringut.

Luftëtari nga Dagestani humbi babanë e tij dhe trajnerin, gjatë pandemisë Covid-19 dhe tha në tetëkëndësh se pensionimi i tij vjen si premtim ndaj mamasë dhe pasi nuk mund të ndeshet pa babanë e tij në krahë. “Unë i premtova nënës sime se do të ishte lufta ime e fundit, Nëse e jap fjalën time, unë duhet ta mbajë atë. Ishte lufta ime e fundit këtu”, kishte deklaruar Khabib pas fitores ndaj Gaethje.

White refuzoi ta heqë rripin e tij të kampionit të peshave të lehta në UFC dhe ka zhvilluar bisedime në disa raste për ta tunduar atë të vazhdojë luftimet.

Megjithatë, sot (e premte) në mëngjes, pas bisedave të tij të fundit me Khabib, presidenti i UFC shkroi në Instagram dhe konfirmoi lajmin se 32-vjeçari nuk do të kthehet më dhe e falënderoi atë për karrierën e tij.

“29-0. Ai është 100 për qind zyrtarisht në pension. Ishte e pabesueshme të të shikoja duke punuar Khabib Nurmagomedov. Faleminderit për çdo gjë dhe shijo çfarëdo që të jetë shoku im”, ka shkruar White në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CMleIvslO7B/?utm_source=ig_embed

(Kosova Sot Online  )