Ramadani për shortin e Kupës: Nuk kishim fat

  • S.A /
  • 23 mars 2021 - 14:43
Ramadani për shortin e Kupës: Nuk kishim fat

Sot është hedhur shorti i Kupës i raundit të gjysmëfinales në futboll. Në dy ndeshjet para finales do të takohen mes vete dy skuadrat e Superligës dhe Ligës së parë, gjegjësisht Prishtina – Llapi dhe Istogu – Dukagjini.

Ndeshjet mes Prishtinës dhe Llapit zhvillohen më 7 prill në Prishtinë dhe 21 prill në Podujevë.

Pas shortit, trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani tha se nuk kishin fat në shortin e Kupës që nga fillimi e deri tash. “Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës që nga fillimi i saj e ku gjithmonë na kanë rënë ekipet më të forta të secilit rund, duke filluar prej 1/8 me Dritën, në çerekfinale me Feronikelin dhe tashti në gjysmëfinale me Llapin. Vlerësim maksimal për Llapin si ekip. E dimë që objektivi i dy skuadrave është kupa, por është mirë që luhet me dy ndeshje dhe të shpresojmë që edhe këtë pengesë të vështirë ta kalojmë për të dalë në finale”, ka thënë Ramadani për faqen e Prishtinës.

(Kosova Sot Online )