Pamje: Lovren nuk duron as 60 sekonda në kafaz kundër ish-luftëtarit të UFC-së

  • S.A /
  • 23 March 2021 - 12:11
Pamje: Lovren nuk duron as 60 sekonda në kafaz kundër ish-luftëtarit të UFC-së

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, është i mësuar të garat sportive që zgjasin 90 minuta, por gara e tij e fundit përfundoi pas vetëm 50 sekondave. Lovren, i cili tani luan për Zenit St Petersburg, u fut në kafaz për të luftuar me ish-luftëtarin e UFC-së, Mirko Filipovic.

 Qendërmbrojtësi kroat e postoi një video në Instagram të shtunën, duke e falënderuar Filipovicin për, siç e quajti ai, një seancë të shkurtër stërvitore. 31-vjeçari pati pak mundësi kundër 46-vjeçarit Filipovic, para se të hidhej në dysheme dhe të detyrohej ta dorëzonte luftën. Filipovic është luftëtar i pensionuar i arteve marciale dhe njihet si njëri prej kikboksierëve më të mirë të të gjitha kohëve në kategorinë e rëndë.https://www.instagram.com/p/CMozO_JoD3X/

 

(Kosova Sot Online )