Aro Muric pati përleshje me Zhegrovën

  • S.A /
  • 23 March 2021 - 16:33
Aro Muric pati përleshje me Zhegrovën

Edhe pse Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka dhënë asnjë sqarim se për çfarë arsye disiplinore është përjashtuar Aro Muric nga kombëtarja, burimet brenda Kombëtares thonë se kjo ka ardhur si rezultat i një përleshje në mes Aro Muricit dhe Edon Zhegrovës.

Sipas këtyre burimeve, konflikti mes tyre ka ndodhur mbrëmë brenda kampit kosovar, ndërsa shtabi teknik dhe FFK-së i është dashur kohë për të analizuar situatën e krijuar në skuadër dhe për ta marrë një vendim për përjashtimin e Muricit.

Sipas burimeve, në këtë incident mes Muricit e Zhegrovës ka qenë i përfshirë edhe dikush tjetër prej lojtarëve që ishte në anën e Zhegrovës.

Thuhet se që nga përleshja mes tyre është vërejtur një atmosferë jo e mirë brenda skuadrës.

Kosova luan nesër ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse më pas nis garën për kualifikim në Kampionatin Botëror me ndeshjet ndaj Suedisë dhe Spanjës.

(Kosova Sot Online )