Mourinho e bind Skriniarin

  • S.A /
  • 03 April 2021 - 10:24
Mourinho e bind Skriniarin

Tottenhami është afër që të arrijë marrëveshje për ta transferuar mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, raporton “Football Insider”. Skuadra e Jose Mourinhos është në bisedime të avancuara dhe duket se së shpejti do të arrijnë edhe marrëveshje. 26-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2017. Ai deri më tani ka bërë 158 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola. 

(Kosova Sot Online )