Turqia eliminohet nga Botërori

  • A.P /
  • 20 June 2026 - 10:30
Turqia eliminohet nga Botërori

Kombëtarja e Turqisë e ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në Botërorin 2026, duke u mposhtur minimalisht 1-0 nga Paraguai dhe duke e humbur çdo shans për të vazhduar më tej në turne.

Skuadra e drejtuar nga italiani Vincenzo Montella nuk arriti të reagojë pas humbjes në ndeshjen e parë dhe u detyrua t’ia japë lamtumirën kompeticionit që në fazën e grupeve.

Në një ndeshje shumë të luftuar, Paraguai tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet në momentet vendimtare, duke i siguruar tri pikë jetike për shpresat e veta në grup.

Turqia pati më shumë iniciativë në disa faza të lojës, por mungesa e konkretizimit para portës rezultoi fatale.

Përzgjedhësi Vincenzo Montella kishte paralajmëruar para takimit se ekipi i tij ishte nën presion të madh pas humbjes së parë dhe kishte kërkuar më shumë mbështetje për futbollistët e rinj.

Megjithatë, paraqitja në fushë nuk ishte e mjaftueshme për ta shmangur eliminimin e parakohshëm.

Galarza e kaloi ekipin jug-amerikan në epërsi qysh në minutën e dytë.

Ndonëse luajti krejt pjesën e dytë me një lojtar më pak shkaku i ndëshkimit me karton të kuq të Almiron përmes sistemit VAR, Paraguai e ruajti kapitalin deri në fund.

Paraguai me këtë fitore të rëndësishme i mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër.

(Kosova Sot Online)