Solskjaer vajton mungesat për sfidën e kthimit, por është i lumtur me 2-0

  • S.A /
  • 09 April 2021 - 10:04
Solskjaer vajton mungesat për sfidën e kthimit, por është i lumtur me 2-0

Manchester United e ka fituar 0-2 përballjen e parë me Granadën në Europa League. Golat e Marcus Rashford dhe Bruno Fernandes i dhuruan triumfin “Djajve të Kuq” në sfidën e parë çerekfinale të Europa League dhe tani do të jenë më të qetë për sfidën e kthimit në “Old Trafford”. Megjithatë, Unitedi humbi disa lojtarë dhe për këtë nuk është aspak i kënaqur trajneri, Ole Gunnar Solskjaer. “Nuk ishte një mbrëmje perfekte. Morëm tre kartonë të verdhë dhe në ndeshjen e kthimit do të na mungojnë tre lojtarë (Maguire, Shaw dhe McTominay). Gjithsesi, rezultati 0-2 është shumë i mirë”, tha ai.

“Nuk është e thjeshtë të vish në Spanjë dhe të sigurosh një rezultat pozitiv”.

“Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje. Skuadra ime është e re, kështu që duhet të përmirësohemi akoma”. 

(Kosova Sot Online )