Leedsi me 10 lojtarë e shokon në fund Manchester Cityn

  • E.K /
  • 10 April 2021 - 17:15
 Leedsi me 10 lojtarë e shokon në fund Manchester Cityn

Manchester City është befasuar në shtëpi duke pësuar humbje 1-2 nga Leeds United që pjesën më të madhe të ndeshjen e luajti me 10-lojtarë.

City i Pep Guardiolës ka pësuar humbje shokuese në xhiron e 32-të në Premierligë, duke u mposhtur 1-2 nga Leeds United.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Në minutën e 42-të, Stuart Dallas i ka befasuar vendasit duke realizuar për 0-1.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim, Leeds mbeti me një lojtar më pak në fushë, Liam Cooper u ndëshkua me karton të kuq.

Këtë epërsi numerike City arriti ta shfrytëzojë për pak pasi arriti të shënojë golin për 1-1 në minutën e 76-të, realizoi Ferran Torres.

Kur po kërkonin vendasit golin e triumfit, erdhi befasia në minutat shtesë, realizoi sërish Stuart Dallas pas një super asisti nga ana e Alioskit.

City ka mbetur në kuotën e 74 pikëve, 14 më shumë se ndjekësi, Manchester United, por “Djajtë e Kuq” kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

(Kosova Sot Online)