De Rossi lirohet nga spitali

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 18:22
De Rossi lirohet nga spitali

Anëtari i stafit të Italisë, Daniele De Rossi u lirua nga Spitali Spallanzani sot dhe do të vazhdojë shërimin në shtëpi.

Ky është pa dyshim një lajm i mirë për ish-kapitenin e Romës, i cili u shtrua në spital që nga 9 prilli për shkak të koronavirusit.

De Rossi do të vazhdojë periudhën e rehabilitimit në shtëpi, pasi u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes me koronavirus.

De Rossi falënderoi mjekët dhe infermierët kur u largua nga spitali. 

(Kosova Sot Online)