Besa edhe matematikisht bie nga Superliga

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 18:40
Besa edhe matematikisht bie nga Superliga

Me humbjen e sotme ndaj Drenicës, Besa e Pejes edhe matematikisht nuk ka më gjasa për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pejanët u mposhtën sot nga Drenica me rezultat 1:2, ndonëse e kishin avantazhin paraprakisht.

Kështu, pas vetëm një edicioni të kaluar në Superligë, Besa largohet dhe edicionin 2021/22 do të garojë në Ligën e Parë.

Ata kanë grumbulluar vetëm 10 pikë nga 29 xhiro, teksa u eliminuan nga Superliga shtatë xhiro para fundit.