Everton dhe Tottenham ndajnë pikët

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 23:12
Everton dhe Tottenham ndajnë pikët

Evertoni dhe Tottenhami kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e parë të javës së 32-të në Premierligën angleze.

Të dyja ekipet e patën epërsinë nga një herë por nuk arritën ta ruanin.

Fillimisht Harry Kane realizoi në minutën e 27-të për epërsinë e mysafirëve, por brenda katër minutave Sigurdsson barazoi shifrat duke u treguar i saktë nga penalltia.

Sigurdsson kaloi vendasit në epërsi pastaj në minutën e 62-të, para se Kane të barazonte gjashtë minuta më vonë për epilogun e këtij takimi.

Me këtë barazim, Tottenhami shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e shtatë, kurse Evertoni gjendet një pozitë më poshtë me një pikë më pak. 

(Kosova Sot Online)