
Lexoni edhe:
Rënia e LDK-së në 13% po përdoret sot si një kamxhik për të goditur Abdixhikun
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Se a po e sfidon Kurti qëllimisht Listën Serbe për të thyer monopolin e saj politik mbi serbët e Kosovës, edhe nëse kjo sjell kosto institucionale kjo nuk duket se është plotësisht e qartë. Nuk dihet saktësisht nëse qëllimi është krijimi i lojërave politike dhe turbulencave të qëllimshme, apo nëse ekziston një objektiv final strategjik, për të cilin ende nuk është gjetur formula e duhur për ta realizuar. Qëllimi eventual duket të jetë dobësimi ose eliminimi i Listës Serbe si instrument i ndikimit të Beogradit në Kosovë. Megjithatë, mbetet e paqartë se si mund të arrihet kjo në praktikë.
Rënia e LDK-së në 13% po përdoret sot si një kamxhik për të goditur Abdixhikun
Lexoni edhe:
-Është e qartë se Lista Serbe nuk dëshirohet si aktor politik në skenën kosovare, por problemi kryesor qëndron te pyetja se si mund të stimulohet dhe organizohet komuniteti serb në Kosovë për të pasur pluralizëm të brendshëm politik. Monopoli politik nuk i shërben komunitetit serb si i tillë; përkundrazi, ai i shërben kontrollit të këtij komuniteti përmes një strukture të vetme politike, e cila vepron sipas direktivave të jashtme. Pa thyer këtë monopol, çdo përpjekje për integrim real politik mbetet e mangët.
Jo në mënyrë direkte. Në fakt, kjo situatë po realizohet përmes Vetëvendosjes. Nëse Kuvendi bllokohet, kjo ndodh për shkak të qëndrimeve dhe veprimeve të VV-së, ndërkohë që Lista Serbe synon të mbetet formalisht pjesë e institucioneve të Kosovës. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Prania formale në institucione është ajo që u intereson më së shumti.
Në momentin kur kjo prani formale rrezikohet ose bllokohet, Lista Serbe përfiton politikisht duke u pozicionuar si “viktimë” e politikave të VV-së. Kjo narrativë u shërben drejtpërdrejt interesave të Beogradit, sepse e paraqet shtetin e Kosovës si faktor përjashtues dhe jo si problem të vetë strukturës politike serbe në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".