Egzon Shala e përfaqëson Kosovën në Evropianin e Varshavës

  • E.K /
  • 19 April 2021 - 15:13
 Egzon Shala e përfaqëson Kosovën në Evropianin e Varshavës

Mundësi kosovar, Egzon Shala do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian të mundjes, i cili po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Garuesi kosovar me normë olimpike “Tokio 2020” do të garojë në kategorinë deri në 125 kilogramë, stil i lirë.

Në luftën e parë, e cila do të zhvillohet nesër, Shala do të përballet me polakun Kamil Tomasz Kosciolek.

Egzoni prej 25 marsit deri më 15 prill është përgatitur në kampion përgatitor në Sofje të Bullgarisë, ndërsa shpenzimet i janë mbuluar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Egzon Shala, bashkë me vëllain e tij Edonin, janë mundësit më të mirë kosovarë

(Kosova Sot Online)