Pas klubeve angleze, edhe Interi e braktis Superligën Evropiane

  • S.A /
  • 21 April 2021 - 09:25
Pas klubeve angleze, edhe Interi e braktis Superligën Evropiane

nteri ka vendosur të tërhiqet nga Superliga Evropiane, duke i ndjekur hapat e gjashtë klubeve angleze që u tërhoqën në orët e vona të së martës. 

Gjiganti italian bëhet klubi i shtatë nga 12 themeluesit e Superligës Evropiane që i bie pishman dhe tërhiqet.

Largimet e njëpasnjëshme vijnë vetëm 48 orë pas njoftimit për krijimin e Superligës Evropiane, e cila për synim e kishte ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve si garën kryesore evropiane.

Por reagimet e ashpra nga tifozët dhe UEFA, FIFA e ligat vendore i detyruan ato ta rimendojnë vendimin dhe të tërhiqen përfundimisht.  Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, Interi ka thënë: “Siç qëndrojnë gjërat, Interi nuk ka më interesim për projektin e Superligës”.

Kjo nënkupton se tani kanë mbetur vetëm pesë klube pjesë e këtij projekti, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Milan dhe Juventus. 

(Kosova Sot Online )