Buffon hap akademinë e tij të futbollit

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 16:32
Buffon hap akademinë e tij të futbollit

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka hapur Akademinë e Futbollit Buffon, për të ‘ofruar djemve dhe vajzave të moshës tetë deri në 16 vjeç një kurs portierësh shumë të specializuar’. E ardhmja e 43-vjeçarit është e pasigurt, por ai ka hapur një akademi për të trajnuar të rinj duke transmetuar përvojën e tij dhe duke sjellë djemtë dhe vajzat më afër rolit të një portieri. 

Fituesi i Kupës së Botës ka fituar 10 Scudetto, pesë Coppa Italia dhe shtatë Supercoppa Italiana me Juventusin, ndërsa ai ndihmoi Parman në Kupën UEFA në 1998-99 dhe fitoi ligën e Francës gjatë qëndrimit të tij një vjeçar në PSG.Tani, akademia e tij ekskluzive synon të përmirësojë dhe përsosë teknikën e shumë futbollistëve të rinj që aspirojnë të bëhen portierë. 

(Kosova Sot Online )