Rrahmani starton për Napolin, Vojvoda në stol

  • A.P /
  • 26 April 2021 - 18:26
Rrahmani starton për Napolin, Vojvoda në stol

Torino – Napoli është ndeshja e radhës e javës së 33-të në Serie A.

Napolitanët me fitore do të shkonin në vendin e katërt, duke e larguar Juventusin nga zona Champions

Në anën tjetër, Torinos i nevojitet shumë fitorja sonte pasi gjendet në një pozitë shumë të keqe dhe e rrezikon edhe rënien nga elita e futbollit italian.

Të dy ekipet tashmë kanë publikuar formacionet startuese.

Amir Rrahmani do të startojë për Napolin dhe së bashku me Koulibalyn do të formojnë tandemin në vijën e fundit të mbrojtjes.

Te Torino, Vojvoda dhe Ujkani e nisin ndeshjen nga stoli. 

(Kosova Sot Online)