FFK vendos për datën e përfundimit të edicionit dhe për finalen e Kupës

  • A.P /
  • 27 April 2021 - 17:24
FFK vendos për datën e përfundimit të edicionit dhe për finalen e Kupës

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutuan çështje të ndryshme.

Ndër to, u vendosën edhe datat për përfundimin e edicioneve në ligat e futbollit dhe për finalen e Kupës.

Kampionati do të përfundojë në Superligë më 23 maj, ndërsa në Ligën e parë më 15 maj 2021.

Ndeshjet e barazhit në Ligën e parë dy vendet e dyta të Grupit A dhe B do të zhvillohen më 22 maj 2021.

Ndërsa, barazhi i Superligës, ku vendi i 8-të do të zhvillojë ndeshje me fituesin e barazhit të Ligës së Parë, do të luhet më 29 maj.

Ndërkaq, finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet më 12 maj, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

(Kosova Sot Online)