Shefi i sigurisë te Feronikeli i ndërhyn Duros gjatë intervistës: O do jem unë në klub, o do jetë Duro

  • A.P /
  • 27 April 2021 - 18:03
Shefi i sigurisë te Feronikeli i ndërhyn Duros gjatë intervistës: O do jem unë në klub, o do jetë Duro

Feronikeli u mposht në shtëpi nga Arbëria me rezultat minimal 0:1, teksa goli erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas ndeshjes, teksa trajneri i Feronikelit. Klodian Duro po prononcohej, ka ndërhyrë shefi i sigurisë te ekipi i Feronikelit.

Ai ia ndërpreu fjalën Duros duke i kërkuar të largohet nga klubi.

“Për shkak të rezultateve dhe situatës që e ka krijuar në klub, ai duhet të largohet menjëherë nga ekipi. Publikisht po e them, o do të jem unë në klub, o do të jetë Duro”, tha shefi i sigurisë.

Me këtë humbje, “Industrialistët” e rrezikojnë seriozisht mbijetesën në Superligë. 

(Kosova Sot Online)