“Është goditje e rëndë, më nuk varet nga ne”

  • A.P /
  • 30 April 2021 - 00:06
“Është goditje e rëndë, më nuk varet nga ne”

Koeman është i dëshpëruar për mundësinë që Barcelona shpërdoroi të enjten në “Camp Nou”. Katalunasit u mposhtën midis “Camp Nou” 1-2 nga Granada. Nga mundësia për të marrë kreun në La Liga, Barça tani ka mbetur në pozitën e tretë me 71 pikë, aq sa Reali në atë të dytë, derisa prin Atletico me 73.

Barça ka shpërdoruar mundësinë e artë për titullin në La Liga.

Katalunasit kishin rastin që nga kjo ndeshje e mbetur me Granadën, të pushtojnë vendin e parë në renditjen e LaLigës dhe të vazhdojnë para me ndeshjet e tyre për t’u shpallur kampion në fund.

Por, gjërat nuk shkuan siç ata menduan duke humbur 1-2 në shtëpi.

Kështu, nga mundësia për të marrë kreun në La Liga, Barça tani ka mbetur në pozitën e tretë me 71 pikë, aq sa Reali në atë të dytë, derisa prin Atletico me 73 dhe për këtë, Ronald Koeman është shumë i mërzitur.

“Mendoj se ndodhi si pasojë e mos koncentrimit të mbrojtjes”.

“Është një goditje e rëndë. Tashmë nuk është në dorën tonë. Ndeshja e së dielës është vendimtare”, tha ai.

“Lojtarët janë të zhgënjyer, por duhet të shohim para dhe të përgatitemi për të dielën”.

“Nuk ka sfida të lehtë, tani kemi një ndeshje tjetër të komplikuar kundër Valencias”. 

(Kosova Sot Online)