Gabon rëndë Armando Sadiku, dështon goli

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 09:19
Gabon  rëndë Armando Sadiku, dështon goli

Armando Sadiku ka humbur mundësinë për të shënuar golin e parë me fanellën e Bolivar në Copa Sudamericana dhe të bëhej shqiptari i pari që e bën diçka të tillë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare kishte shansin e artë të kthente një penallti në gol pas tre minutash lojë, por goditja e tij ishte e dobët.

Coutinho do të rikthehet në Premierligë te klubi ku askush nuk e priste

Portieri i Wilstermann reagoi në kohë dhe e ndali Sadikun, duke shpëtuar skuadrën e tij nga goli. 

(Kosova Sot Online )