Dorëzohet Sergio Ramos, kjo është kontrata e re

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 09:53
Dorëzohet Sergio Ramos, kjo është kontrata e re

Ramos pranon ulje page, por me dy vite kontratë – Reali i ofron një. Ai po e vesh fanellën e Realit për të 16-in sezon radhazi, që kur u transferua nga Sevilla në verën e 2005-ës. Mbrojtësi 35-vjeçar numëron plot 670 ndeshje me fanellën e Los Blancos dhe 101 gola të shënuar. Edhe pse ka ditë që raportohet se Sergio Ramos do të largohet nga Real Madridi, ngjarjet mund të marrin një kthesë të papritur dhe futbollisti mund të mbetet ende në kryeqytetin spanjoll.

Mediat spanjolle raportojnë se mbrojtësi veteran, që mban edhe shiritin e kapitenit te Los Blancos, por edhe te kombëtarja e Spanjës, po merr në konsideratë ofertën e klubit, që parashikon rinovimin me ulje page.

Ramos mësohet se ka udhëzuar menaxherin e tij që të negociojë sërish me Florentino Perez dhe të pranojë ofertën për reduktim page, por me kushtin që kontrata e re të ketë vlerë deri në verën e 2023, pasi mbrojtësi synon të marrë pjesë edhe në Botërorin e Katarit më 2022.

Reali në anën tjetër i ofron vetëm një vit kontratë, por ka shpresë që mund të gjendet një mes për të mos humbur një tjetër legjendë të klubit, siç ka ndodhur në të kaluarën, ne veçanti me Raul, Casillas e Ronaldo.

Ramos po e vesh fanellën e Realit për të 16-in sezon radhazi, që kur u transferua nga Sevilla në verën e 2005-ës. Mbrojtësi 35-vjeçar numëron plot 670 ndeshje me fanellën e Los Blancos dhe 101 gola të shënuar. 

(Kosova Sot Online )