Paul Pogba shpreson ende: “S’ka mbaruar akoma”

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 11:05
Paul Pogba shpreson ende:  “S’ka mbaruar akoma”

Pavarësisht rezultatit 6-2, Paul Pogba thotë se ende s’ka mbaruar asgjë.

Man United e mundi Romën në ndeshjen e parë gjysmëfinale me rezultat të thellë dhe tashmë e sheh veten në finale, por Pogba thotë se janë edhe 90 minuta për t’u luajtur.

“Rezultati është pozitiv, por asgjë s’ka mbaruar. Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të bëjmë ndeshje të mirë me të njëjtin mentalitet”, tha ai për BT Sport.

“Në pjesën e parë bëmë dy gabime dhe pranuam dy gola”.

“Pas pjesës së parë diskutuam dhe thamë që duhet t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, dhe thjesht. Foli edhe trajneri dhe të gjithë ishim të motivuar që të shënonim sa më shumë gola që ishte e mundur”. 

(Kosova Sot Online )