NBA, marshojnë Golden State dhe San Antonio

  • 29 November 2015 - 12:40
NBA, marshojnë Golden State dhe San Antonio

Golden State Warrios e thellon edhe më tej rekordin e fitoreve radhazi në këtë fillim sezoni në NBA.

Skuadra nga Auckland mori fitoren në 17-të duke mposhtur 120-101 Sacramento Kings, që mundi t’i rezistonte furisë së Warrios vetëm në periodën e parë, për t’u dorëzuar pa kushte në tri periodat e tjera. Më i miri në parket për Golden State rezultoi Stephen Curry më 19 pikë, 6 asist dhe 4 ribaund, ç’ka tregon shpërndarjen e pikëve në mënyrë uniformë te të gjithë lojtarët e kryesuesve të Konferencës së Perëndimit.

Vijon serinë e fitoreve radhazi edhe San Antonio Spurs, që fitoi 108-88 ndaj Atlanta Hawks. Leonard realizoi 22 pikë si dhe kontrolloi 7 topa nën tabelë, për të qenë ai basketbollisti më i mirë i kësaj përballjeje të dominuar nga Spursat.

Toronto Raptors fitoi me shumë vështirësi 84-82 ndaj Washington Wizards, falë lojës së mirë të Kyle Lowry, i cili e mbylli takimin me 27 pikë, 3 asit dhe 7 ribaund. Deri një minutë para përfundimit të sfidës, Wizard ishin në avantazh, por tri pikë radhazi të Raptors i dhanë suksesin 11 sezonal skuadrës kanadeze.

Një fitore shumë të vështirë të arritur në sekondat e fundit regjistroi Cleveland Cavaliers ndaj Brooklyn Nets. Kevin Love dhe LeBron James me nga 26 pikë secili ishin vendimtarë në suksesin e skuadrës nga Ohio, që kryeson Konferencën e Lindjes me 13 fitore dhe 4 humbje. Në takimet e tjera të mbrëmjes Dallas Maveriks kaloi 92 – 81 Denver Nuggets, Portland Trail Blazers mposhti 108 – 96 Los Angele Lakers, ndërsa Utah Jazz triumfoi 101-87 ndaj New Orleans Pelicans.