Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis kualifikimet, përballet me Malin e Zi

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 18:02
Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis kualifikimet, përballet me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të fillojë sot aventurën në kualifikimet për CEV EuroVolley 2021.

Në Podgoricë, “Dardanet” do të ballafaqohen me nikoqirin, Malin e Zi.

Kosova është në grup me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Finlandën.

Paraprakisht, ekipi i Kosov mbajti kamp stërvitor një javor në Istog për t’u përgatitur sa më mirë për këto kualifikuese. 

(Kosova Sot Online)