Tri klubet e Superligës do të përballen me masa disiplinore nga UEFA

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 19:25
Tri klubet e Superligës do të përballen me masa disiplinore nga UEFA

Nëntë nga 12 klubet që krijuan Superligën Evropiane do të heqin dorë zyrtarisht.

Ata do të humbin 5% të të ardhurave të tyre nga gara evropiane për një sezon.

Tri klubet e mbetura në këtë ligë të krijuar, Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi do të përballen me masa disiplinore nga UEFA.

Nëntë klubet tjera pjesëmarrëse u larguan nga Superliga Evropiane 48 orë pas njoftimit për formimin e saj.

Përveç Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit, pjesë e kësaj lige ishin Atletico Madridi, Milani, Interi, Manchester Unitedi, Arsenali, Chelsea, Manchester City, Liverpooli dhe Tottenhami. 

(Kosova Sot Online)