Ish-bashkëlojtari i Agueros: Ai kurrë nuk arrinte të shënonte penallti

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 11:04
Ish-bashkëlojtari i Agueros: Ai kurrë nuk arrinte të shënonte penallti

Micah Richards, ish-bashkëlojtari i Agueros tha se penalltia ishte vendim i keq dhe nuk mund të besonte kur 32-vjeçari e humbi atë.

Manchester City u mposht 1:2 nga Chelsea dhe e shtyu festën e titullit për disa ditë.

Në fund të pjesës së parë, Aguero e pati mundësinë ta dyfishonte epërsinë nga penalltia, por e humbi duke e provuar stilin “Panenka”.

“Unë e kisha kokën në duar, nuk mund ta besoja se ai e bëri këtë, është thjesht një penallti e keqe”, tha Micah Richards në Sky Sports.

“Ai e bënte këtë në stërvitje por asnjëherë nuk shënonte, kështu që nuk e di pse e ka provuar” – u shpreh Richards.

(Kosova Sot Online)