Leno thotë se dëshiron të qëndrojë në Arsenal

  • S.A /
  • 12 maj 2021 - 09:25
Leno thotë se dëshiron të qëndrojë në Arsenal

Bernd Leno ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Arsenal edhe pas sezonit 2020/21, për të cilin e pranoi se nuk ishte aspak i lehtë për të.

Portieri gjerman i siguroi përkrahësit e ende ndihet i lumtur në Arsenal, pasi muaji e kaluar kishte lënë të kuptohet se do të largohej në verë.

Që prej asaj deklarate të tij, Arsenali u eliminua nga Liga e Evropës dhe pritet të dështojë të kualifikohet në garat evropiane sezonin e ardhshëm. Por këto rezultate zhgënjyese nuk e kanë bindur gjermanin ta kërkojë largimin, siç duket.

Leno tha të martën se Arsenali është ende klub i madh dhe emër i madh në botë dhe se asnjëri prej futbollistëve të Arsenalit nuk dëshiron të heqë dorë nga projekti i trajnerit Mikel Arteta.

“Nuk është mirë të na vijë keq për veten tonë, ne duket të ecim përpara dhe të ndihemi pozitivë”, tha Leno.

“Unë jam ende i lumtur në Arsenal. Arsenali është klub i madh, emër i madh në botë dhe në Premierligë”, shtoi ai. “Askush në zhveshtore nuk thotë ‘dua të largohem nga ky klub, nuk jam i lumtur më këtu’”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online )