PSG n’finale të Kupës së Francës

  • A.P /
  • 12 May 2021 - 23:34
PSG n’finale të Kupës së Francës

PSG është kualifikuar në finale të Kupës së Francës.

Parisi e eliminoi Montpellier në gjysmëfinale.

Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë, pasi finalisti u mësua pas penalltive.

Nga loja e rregullt, Mbappe i shënoi dy gola për Parisin, derisa për Montpellier shënuan Gaetan Laborde dhe Andy Delort.

Nga pika e bardhë, nga penalltitë, Junior Sambia gaboi për vendasit, derisa futbollistët e PSG-së shënuan të gjithë për t’u kualifikuar në finale.

(Kosova Sot Online)