Le Parisien: Benzema do të ftohet nga Franca për Kampionatin Evropian

  • S.A /
  • 18 maj 2021 - 13:52
Le Parisien: Benzema do të ftohet nga Franca për Kampionatin Evropian

Karim Benzema pritet të jetë në listen e futbollistëve të ftuar nga Franca për Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor. Mediumi i njohur francez, Le Parisien raporton se në listen që Didier Deschamps do ta publikojë sonte do të jetë edhe emri i sulmuesit të Real Madridit. 

Sulmuesi 33-vjeçar pati një sezon të mrekullueshëm me Real Madridin në nivel personal dhe nisën hipotezat për një rikthim në kombëtare pas më shumë se pesë viteve.

Benzema ishte përjashtuar në vjeshtën e vitit 2015, për shkak të një videoje me pullë të kuqe të Valbuena, të cilit i ishte bërë shantazh më pas për të përfituar para.

(Kosova Sot Online )