Xhaka “shumë i lumtur” në Arsenal

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 20:54
Xhaka “shumë i lumtur” në Arsenal

Mesfushori kosovar ka thënë se ai do të dëshironte të qëndronte në Londër pavarësisht se thashethemet e lidhin atë me një kalim në Bundeligën Gjermane.

Granit Xhaka ka mbyllur spekulimet se ai mund të largohet nga Arsenali dhe të rikthehet të Borussia Monchengladbach, me kapitenin e Zvicrës që insiston që ai është “shumë i lumtur” në Emirates Stadium”.

Mesfushori i Gunners ishte transferuar nga kjo skuadër gjermane në Londrën Veriore më 2016  dhe shqiptari është adaptuar mirë në skuadrën që drejtohet nga Mikel Arteta dhe paraardhësi i tij, Unai Emery.

Me Arsenalin që po përballet me kërcënimin financiar pa ndeshje në Europë, megjithatë, thashethemet dhe mediat kanë shkruar se Xhaka mund të ribashkohet me Gladbach – por tani për tani ai i ka mbyllur dyert për ndonjë largim të tij të mundshëm.

Çfarë është thënë deri me tani?

“Do të këtë gjithmonë thashetheme në fund të sezonit, kjo është e sigurt”, ka thënë 28 vjeçari kosovar në një intervistë për RP Online.

“Por, unë kam kontratë dy vjeçare në Londër dhe jam shumë i lumtur këtu me familjen time”.

Xhaka ka pranuar që do t’i mungojë shumë finalja në Europa Ligë pasi që ata u mposhtën dhe u eliminuan në gjysmëfinale, por ai ka thënë se do të luftojnë shumë që të rikthehen aty në sezonin e ri.

“Është zhgënjim i madh për shkak se u eliminuam dhe humbëm finalen dhe rikthimin e mundshëm në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

“Në tërësi, ishim shumë fatkeq, ne nuk mund të luajmë me skuadrën tonë më të mirë. Ne duhet të jemi pozitivë dhe të sulmojmë si duhet sezonin e ri.

Xhaka beson në befasi të Zvicrës në Euro 2020

Plejmejkeri shumë shpejt do të koncentrohet në kampionatin e riaranzhuar Euro 2020, megjithatë, tri vite pas befasisë dhe përfundimit në vendin e katër të Ligës së Kombeve, Zvicra shikon edhe për befasi të tjera.

Zviceranët do të përballen në fazën e grupeve me Italinë, Ëales dhe Turqinë në fazën e grupeve dhe Xhaka shpreson që të impresionojë dhe kështu të përgatitet edhe për një verë më shumë punë.

“Po shikoj për sukses në Euro 2020 me Kombëtare”, theksoi ai. “Ju mund të shihni përsëri çfarë nuhatje të mirë kishte Max Eberl me stafin e tij për të rekrutuar lojtarë të mirë në vitet e fundit nga Zvicra”. 

(Kosova Sot Online)