Edhe Herolind Nishevci pranë medaljes së bronztë evropiane

  • S.A /
  • 19 May 2021 - 15:42
Edhe Herolind Nishevci pranë medaljes së bronztë evropiane

Herolind Nishevci është në rrugë të mbarë për të fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë. Karateisti kosovar i shënoi tri fitore në kategorinë +84 kilogramë.

Në raundin e parë ai mundi sllovakun, Tomas Kosa, ndërsa në të dytin Ahamd Abu Basal të Izraelit.

Në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevac. Në repesazh, Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho. Nishevci do ta kërkojë medaljen e bronztë në luftën që zhvillohet të dielën.

Në të njëjtën ditë, për medaljen e bronztë lufton edhe Fortesa Orana (+68 kg).

(Kosova Sot Online )