Liverpooli në epërsi kundër Palace

  • A.P /
  • 23 May 2021 - 17:47
Liverpooli në epërsi kundër Palace

Liverpooli ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Crystal Palace, në ndeshjen e fundit të sezonit në Premierligë që po zhvillohet momentalisht në Anfield.

Sadio Mane shënoi për 1:0 për Liverpoolin në minutën e 37-të.

Ai shënoi nga afërsia për ta thyer akullin në një ndeshje vendimtare për të kuqtë.

Liverpoolit i duhet fitorja për ta siguruar një vend në kualifikime për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)