Pastore në Premier Ligë?
Manchester City besohet se po përgatitë ofertë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore. Argjentinasi thuhet se nuk është i lumtur te parisienët.
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Javier Pastore mund të kalojë në Premier Ligë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas Tuttomercatoweb, Manchester City është duke përgatitur ofertë për argjentinasin, i cili thuhet se nuk është i lumtur te skuadra aktuale.
Ende nuk dihet vlera e një oferte të mundshme, e cila do të mund të dërgohej te parisienët.