Agnelli e kontakton Allegrin, mes Realit dhe Juves

  • S.A /
  • 26 May 2021 - 08:55
Agnelli e kontakton Allegrin, mes Realit dhe Juves

Allegri është mes Juventusit dhe Real Madridit.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, numri një i Juventusit, Andrea Agnelli, e dëshiron rikthimin e Massimiliano Allegrit.

Ai tashmë e ka kontaktuar Allegrin, që do të zëvendësojë Andrea Pirlon, shkarkimi i të cilit mund të vijë brenda disa ditësh.

Romano shkruan se Allegri është në pritje të vendimit përfundimtar të Zinedine Zidane.

Për më tepër, Allegri e do Realin dhe të martën agjenti i tij ka qenë në Madrid. 

(Kosova Sot Online )