Urgjentisht të filloj reforma në drejtësi, për të luftuar krimin e organizuar

Urgjentisht të filloj reforma në drejtësi, për të luftuar krimin e organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 26 May 2021 - 07:46

Shkruan: Analist- Hajrullah Ternava

Qeveria Kurti, respektivisht Ministria e Drejtësisë do të bëjë çmos që ti përmbushin premtimet e dhëna që ta spastroj Kosovën, nga të gjitha të këqijat që e kanë kapule nga qeverisjet e mëparshme qysh nga çlirimi e deri me tani, prandaj që në vitin e parë të mandatit të saj, duhet ta fillon zbatimin e reformës së përshkallëzuar në drejtësi dhe Ligjin Vetting, duke ndërprerë̈ praktiken e deritashme që së pakut drejtësia në Kosovë, dhe gjyqtarët nuk do të punojnë nën urdhrat e krimo-politikes dhe as të hienave të qeverisjeve të deridjeshme, tashmë të inkriminuara dhe të dënuara nga vota gjithë qytetare.

Me që Kosova është i vetmi shtet i izoluar pa liberalizim të vizave, pa hezitim duhet të fillon që tani të pastrohet kjo gardë e madhe e kapur prej prokurorësh dhe gjyqtarësh të cilët për vite të tëra ndihmuan e punuan dhe u paguan “ekstra me koverta” nga mafio oligarkët e kriminalizuar të lidhur me krimo-politikën që t’i shpëtojnë drejtësisë -oligarkët e “korporatokracisë dhe nëntokës kriminale kosovare”, duke mos u marre askush nga mbi 200 prokurorësh me krimet e tyre të pandalshme, me lidhjet e tyre kriminale dhe zhvatjen e shtetit deri në themelet e tij, edhe përkundër fakteve të dëshmuara për vjedhjet me dhjetëra miliona euro të buxhetit dhe aseteve të shtetit, dhe njëkohësisht edhe shpëlarjen e atyre parave qindra milionëshe përmes financimit të të gjitha “ndërtimeve” në Prishtinë dhe në Kosovë , ku për çdo vit investohen si para të pista nga krimi i orgnanizuar për t’u shpëlarë për çdo vit rreth 1 miliard euro në ndërtimet kriminale në aranzhim të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut në Prishtinë sikur edhe në komunat tjera por dukshëm më pak.

Gjithsesi duhet që tani reforma e paralajmëruar në sistemin e drejtësisë̈ ta ndërpres praktiken e deritashme të lidhjes me krimopolitikën kur gjyqtarët e prokuroret shpërbleheshin për argatinë̈ e avokatinë që ua kanë bërë̈ krimit të organizuar duke i mbyllur lëndët e mega krimit të organizuar apo duke i vendosur ato me zhvlerësim të plotë të provave, në kundërshtim me ligjin e kushtetutën. Nëse drejtësia do të jetë e suksesshme në luftimin e të këqijave, besohet se do të jetë ky edhe fillimi i fundi të dekadës së veprimit të fuqishëm i krimit të organizuar brenda sistemit të drejtësisë̈ dhe fillimit të një̈ etapë të re kur askush më nuk do jetë mbi ligjin, ku fjala e politikanit nuk do të këtë̈ më shumë peshë se ajo e qytetarit të zakonshëm para ligjit, dhe nuk do të jetë më tutje në funksion të mbrojtjes së nëntokës siç̧ po vazhdon të jetë akoma edhe sot, duke shkelur ligjin me të dyja këmbët, sidomos në rastet e kundërshtarëve të nëntokës kriminale dhe pushtetarëve, në të cilat raste politika dhe nëntoka kriminale e japin verdiktin ashtu sikur që e dizajnojnë ata për vetë gjyqtarin e kontrolluar dhe të inkriminuar përmes pagesave e kovertave të trasha monetare.

Nëse kjo qeveri gjatë mandatit të saj i realizon këto plane dhe qëllime e saja të planifikuara për luftimin e gjitha të këqijave në Kosove, kjo qeveri do të përmendet gjithnjë për të mirën që ja ka sjellë vendit, dhe gjatë do e qeverisë Kosovën, por mbi të gjitha edhe BE do ta përmend në të ardhmen si shembull të mirë se si luftohen krimet në përgjithësi në një shtet të ri të posa krijuar, me njerëz të pastër dhe të ndërgjegjshëm që i jetësojnë të gjitha ligjet pozitive në shtetin e tyre, dhe do të merret si shembull edhe për shtetet tjera në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".