Mihajlovic apo Massari, cili do të përfundojë në Lazio

  • A.P /
  • 27 May 2021 - 22:29
Mihajlovic apo Massari, cili do të përfundojë në Lazio

Lazio e humbi Simone Inzaghin të Interi, kështu që emrat që po përfliten për zëvendësimin e tij janë Sinisa Mihajlovic dhe Walter Mazzarri

Lazio tashmë e ka pranuar zyrtarisht se Inzaghi është larguar nga skuadra e tyre duke shkuar në Inter, e ku do të merr pagë dyfish më të madhe sa merrte në Olimpico. Kjo e ka lënë Lazion duarthatë, pasi që ata ishin në pritje për ta zgjatur kontratën e tij edhe për 18 muaj, pasi që kjo e fundit skadonte më 30 qershor.

Sipas Sky Sport Italia, Presidenti Claudio Lotito tashmë ka kontaktuar me Mazzarrin, i cili është i lirë pasi që ka përfunduar kontratën me Torinon sezonin e kaluar. Kandidat i preferuar pritet të jetë Mihajlovic, por ai ka kontratë me Bolognan, pavarësisht se raportohet se raportet e tij me klubin dhe tifozët nuk janë të mira.

Mihajlovic, kishte thënë më parë se është tifozë i Lazio, në të cilën skuadër kishte kaluar disa vite karrierë dhe familja e tij jeton në Romë. Serbi më shumë gjasë nuk do ta humbet mundësinë për ta drejtuar Lazion. Sportitalia thotë se Bologna do të nënshkruante me Luca Gotti, të cilit nuk i është konfirmuar pozita e trajnerit në Udinese. 

(Kosova Sot Online)