Eric Garcia konfirmon rikthimin në Barcelonë

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 13:51
 Eric Garcia konfirmon rikthimin në Barcelonë

Eric Garcia së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës.

Ai është produkt i akademisë La Masia dhe Barça interesohet për lojtarin që nga vera e kaluar.

Ai, tani për “L’Esportiu” ka treguar se ka vendosur për të ardhmen dhe duket të jetë në Barcelonë, me parametra zero pasi në qershor i skadon kontrata me Manchester Cityn.

“Jam i bindur për hapin që do të bëjë”, tha ai.

Përveç Garcias, Barcelona është afër që t’i marrë me parametra zero edhe Kun Agueron si dhe Wijnaldumin.

(Kosova Sot Online)