Transfermarkt: Manchester City shumë më i vlefshëm se Chelsea

  • G.G /
  • 29 May 2021 - 16:39
Transfermarkt: Manchester City shumë më i vlefshëm se Chelsea

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e madhe e Champions Leagues mes dy ekipeve angleze, Manchester City dhe Chelsea.

City i Pep Guardiolës e kërkon për herë të parë në histori këtë trofe, derisa Chelsea për herë të dytë, pas triumfit në vitin 2012.

Manchester City ka vlerë më të madhe se Chelsea në treg. Vlera e tyre kalon 1 miliard euro, 1.02 miliard saktësisht.

Në anën tjetër vlera e Chelseas shkon në 786.8 milionë euro. Futbollisti më i vlefshëm i Cityt është Kevin de Bruyne me vlerë 100 milioë euro, kurse te Chelsea më i vlefshmi është Mason Mount 75 milionë.

Këto skuadra njihen mirë mes vete pas tri përballjeve këtë edicion, ku dy herë ka triumfuar Chelsea dhe njëherë City dhe kështu, pothuajse tashmë dihen edhe formacionet e mundshme me të cilët dy trajnerët do të zbresin në fushë.

(Kosova Sot Online)