Reshat Mati e mund Pinon, 10 fitore dhe asnjë humbje

  • A.P /
  • 30 May 2021 - 09:14
Reshat Mati e mund Pinon, 10 fitore dhe asnjë humbje

Boksieri shqiptar, Reshat Mati ka arritur një tjetër fitore të madhe në boksin profesionist.

Ai në duelin e mbrëmshëm e mposhti boksierin Ryan Pino me vendim unanim të gjyqtarëve,

Boksieri shqiptar i lindur në Amerikë u tregua më i mirë gjatë gjashtë raundeve duke triumfuar në fund.

Kështu, Mati vazhdon rekordin e tij pa humbje duke e shënuar fitoren e 10-të.

Pas duelit, Mati tha se nuk ishte i lumtur me performancën pasi kishte pritur se do ta përfundonte më herët duelin.

Duelin e plotë të Reshat Matit mund ta ndiqni në videon më poshtë prej minutës 1:05:45.

(Kosova Sot Online)