Ancelotti kthehet në Real Madrid

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 19:24
Ancelotti kthehet në Real Madrid

Edhe zyrtarisht Carlo Ancelotti është emëruar trajner i ri i Real Madridit.

Carlo do të zëvendësojë të larguarin, Zinedine Zidane.

Deri të martën, Ancelotti as nuk ishte në listën e ngushtë, por një thirrje e papritur e Florenitno Perez drejt italianit, ndryshoi gjithçka dhe tashmë është zyrtare.

Ancelotti ishte shkarkuar nga Reali në vitin 2015, pas dy sezoneve ku fitoi katër trofe, veçuar La Decimën, trofeun e 10të të Champions League pas 12 vitesh pritje.

(Kosova Sot Online)