Roshi rikthehet në Rusi

  • A.P /
  • 02 June 2021 - 17:46
Roshi rikthehet në Rusi

Odise Roshi i cili do të mungojë në miqësoren mes Shqipërisë dhe Uellsit, ka mbyllur aventurën me skuadrën hungareze të DVTK.

Rrëzimi një kategori më poshtë i skuadrës ku luajti i huazuar në gjysmën e dytë të këtij sezoni, ka bërë që mesfushori i kombëtares kuqezi të rikthehet në Rusi tek Akhmat Grozny me të cilët ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Me rrëzimin një kategori më poshtë DVTK e ka të pamundur të mbajë Roshin edhe në sezonin kjo edhe për faktin se futbollisti shqiptar ka një pagë shumë të lartë.

(Kosova Sot Online)