Distria Krasniqi kualifikohet në çerekfinale të Botërorit të xhudos

  • A.P /
  • 06 June 2021 - 12:23
Distria Krasniqi kualifikohet në çerekfinale të Botërorit të xhudos

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi në raundin e tretë pati punë me xhudisten Sabina Giliazovan, të cilën e mposhti me Wazari.

Meçi shkoi në Golden Score, ndërsa ishte mjaft i barabartë, por në fund Krasniqi tregon pse është” mbretëresha” e kategorisë deri në 48 kilogramë në xhudo.

Paraprakisht, Krasniqi dy raundet e para i kaloi pa luftë.

(Kosova Sot Online)