Lexoni edhe:
Ministria e Drejtësisë të mos vonohet për reformat e premtuara në sundimin e ligjit
Lazio thuhet se po shikon mundësinë e transferimit të yllit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri .
Maurizio Sarri pritet së shpejti të emërohet trajner i ri i Lazios, si pasues i Simone Inzaghit, i cili kaloi te Interi.
Mediat italiane veçse kanë filluar të flasin rreth emrave të mundshëm që mund të transferohet te klubi italian në rast të emërimit të Sarrit. Eksperti italian i transferimeve Nicolo Schira raporton se Lazio do të bëjë një lëvizje për sulmuesin shqiptar, Shaqirin, nëse ata emërojnë trajner Sarrin në krye të ekipit.
Ministria e Drejtësisë të mos vonohet për reformat e premtuara në sundimin e ligjitLexoni edhe:
Sarri ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Juventusi verën e kaluar, por ka qenë i lidhur shumë me marrjen e detyrës së trajnerit te Lazio dhe njoftimi mund të vjen së shpejti. Dhe Schira pretendon se Shaqiri është një nga shënjestrat kryesore të 62-vjeçarit italian, i cili pritet të sjell shumë lojtar nga Liga Premier.
Shaqiri u bashkua me Liverpoolin nga Stoke në një marrëveshje prej 13 milionë funtesh në verën e vitit 2018, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe te Interi në Serie A.
(Kosova Sot Online )