Ministria e Drejtësisë të mos vonohet për reformat e premtuara në sundimin e ligjit

Ministria e Drejtësisë të mos vonohet për reformat e premtuara në sundimin e ligjit
Ministria e Drejtësisë të mos vonohet për reformat e premtuara në sundimin e ligjit

Muhamet Kelmendi

  • 09 June 2021 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Punën e Ministrisë se Drejtësisë nuk mund te ndali opozita. Ne asnjë drejtim nuk ka mundësi pengimi. Ministria e Drejtësisë kërkohet te vepron.

Çështjet në sistemin e drejtësisë e marrin rrugën e drejtë me masa konkrete juridike. Kosovës i duhet VETING-u. Ky është një ligj i cili e bënë të mundshëm një spastrim të domosdoshëm të sistemit të drejtësisë. Pa të nuk shkon. Ky ligj duhet të nxirret nga Kuvendi. Në Kuvend nuk ka mundësi opozita për të ndalur këtë ligj. Pozita i ka votat me çfarëdo gjendjeje. Opozitës i mbetet vetëm diskutimi. Pse nuk po vepron pozita? Kjo duhet kërkuar diku tjetër. Jo te opozita por te reagimet e mundshme nga prokuroria dhe gjykatat. Sado që ka kundërshtime në KPK apo KGJK, puna në nxjerrjen e ligjit nuk mund të ndalet.

Ajo dështon vetëm nga mos angazhimi i Qeverisë. Zvarritjen e punës së Qeverise duhet kërkuar te Qeveria. Më së miri këtë e din Z.Kurti dhe zonja Haxhiu. Ata janë në gjendje të thonë cilat janë shkaqet e zvarritjes. Mendohet edhe në rezistencën e BE-së dhe të SHBA-ve pse nuk po nxirret ligji i tillë i VETING-ut. Duhet të bëhet presion i vazhdueshëm. Pse kështu? Është gjë shumë normale sepse i tërë ky sistem është ndërtuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i. Natyrisht se atë punë të tyre vështirë e lëshojnë ata që i nënshtrohen VETING-ut. Megjithatë, në Kosovë do të Vjen VETING-u. Sistemi i drejtësisë është keq. Sado që ka rezistencë, ky ligj do të duhet të nxirret dhe në Kosovë, do të duhet të futet në zbatim. Çështja mund të vonon por shpëtim nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".