Salihu: Kemi mospajtime me Agim Ademin

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 19:40
Salihu: Kemi mospajtime me Agim Ademin

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka folur për herë të parë në lidhje me lajmet që qarkulluan sot se mund të shkarkohet.

Eroll Salihu, sekretari i FFK’së tha se nesër do të mbahet mbledhja ku do të diskutohet për kompetencat mes tij dhe kryetarit.

Ai konfirmoi përqarjet me Agim Ademin dhe se nesër do të dihet çdo gjë

“Ka disa mospajtime në kompetenca mes kryetari dhe sekretarit. Nesër do të mbahet mbledhja e Komitetit dhe do të diskutojmë”, tha shkurtimisht Eroll Salihu.


(Kosova Sot Online)